‘Ne takohemi, bëjmë…’/ Në lidhje me Santianën? Flet Blero

Këngëtari Blero Muharremi është komentuar shumë për jetën e tij private, e së fundmi është aluduar se mund të ketë nisur një lidhje të re me Santiana Malokun.

Teksa ishte i ftuar në “Krejt n’debat”, është pyetur edhe për një fotografi që ka postuar me Santianën. Ai iu përgjigj këtyre aludimeve duke thënë se ka shumë respekt për të, por shtoi se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

“Për Santin kam shumë respekt, është një vajzë shumë e mirë edhe nuk ka asgjë mes nesh. Ka qenë një takim i rastësishëm”, u shpreh ai.

Më tej ai shtoi: “Thjesht takohemi bëjmë fotografi. Kam respekt për të”.


Shtuar 20.02.2025 15:41

Tags: ,