Rrëfeu dhunën nga ish-bashkëshorti një vit më parë, Drenusha: Kam treguar një të vërtetë të dhimbshme por që nuk i bie pishman aspak

Modelja dhe këngëtarja, Drenusha Latifi, është rikthyer me një intervistë në Kosova Today, pikërisht në vendin ku rrëfeu dhunën në familje nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh.

Kjo histori kishte prekur shumë njerëz dhe kishte inkurajuar gra të tjera që të flisnin hapur për dhunën e përjetuar.

“Dhuna në familje ekziston kudo, secili kemi nga një shoqe që ka përjetuar dhunë në familje që ia kemi shëruar plagët, e di sa e vështirë është”, u shpreh ajo.

“Më kanë shkruar edhe mua shumë gra që ti je arsyeja që e kanë ngritur zërin duke më parë sa e fortë, sa e guximshme je treguar me historinë tënde. Normalisht kur e tregon një lloj historie nuk është për me u mburr as që ke arrit diçka në jetën tënde, është shumë e dhimbshme”, shtoi ndër tjerash Latifi.

“Unë kam qenë shumë e lehtë, fizikisht, psiqikisht në çdo lloj forme. Ka qenë një motiv tepër i mirë për të vazhduar jetën dhe për të parë ato gra tjera që kanë histori të ngjashme dhe që kanë pasur guxim të flasin”.

“Jam ajo që kam treguar një të vërtetë të dhimbshme por që nuk i bie pishman aspak”, theksoi ndër tjerash Latifi.

Drenusha mori vëmendje të madhe edhe me paraqitjen e saj në Big Brother VIP Kosova 3.


Shtuar 19.02.2025 15:54