Protesta e administratës së Bashkisë pro Veliajt/ GJKKO e SPAK shkresë policisë e ministrisë: Janë intimiduar punonjësit

GJKKO dhe SPAK kanë bërë shkresë polcisë dhe ministrisë, pse nuk janë marrë masa për protestën e zhvilluar dy ditë më parë në mbrojtje të Erjon Veliaj.

Sipas shkresave, është cenuar institucioni dhe për më tepër janë intimiduar punonjësit.

Kanë penguar furgonin e drejtorisë së burgjeve. Për pak gjykata e posaçme do ketë deklaratë.

Garda e Republikës ka bërë disa herë thirrje policisë dhe nuk ka reaguar policia.

Një ditë më parë drejtori i përgjithshëm Ermal Ozuni, ka qenë në GJKKO dhe SPAK për mbledhje për situatën e ndodhur dy ditë më parë.