Berisha fton në koalicion zgjedhor Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn

Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e një bashkimi të gjerë opozitar për zgjedhjet e ardhshme, duke deklaruar se dera mbetet e hapur për të gjitha partitë që duan të sfidojnë qeverinë. I ftuar në “Opinion”, Berisha u tregua i gatshëm për bashkëpunim me çdo forcë politike, duke përfshirë mundësinë e një koalicioni edhe me Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn.

Berisha u shpreh se të gjithë janë të mirëpritur, përveç një figure të cilën ai e konsideron të përjashtuar vetë, duke nënkuptuar ish-aleatin e tij Lulzim Basha.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Sali Berisha: Ne jemi të hapur për të gjitha partitë që duan të bashkohen në një front opozitar kundër kësaj të keqeje të madhe që i ka rënë Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Përfshirë Agron Shehajn? Përfshirë Adriatik Lapajn?

Sali Berisha: Të gjithë nuk përjashtohen, përveç një personi që e përjashton veten vetë ai, që të gjithë të tjerët pa përjashtim.

Blendi Fevziu: Për Bashën e keni?

Sali Berisha: Balla, Basha janë bërë një tani.


Shtuar 13.02.2025 23:33