Kryeministri Edi Rama, thotë se kreu i SPAK, Altin Dumani është në shënjestër çdo ditë, madje është goditur familjarisht.
Rama deklaroi se kreu i SPAK ka mbështetjen për të bërë detyrën.
“Drejtuesi i SPAK, i cili është në shënjestër përditë, është i goditur familjarisht me libër shtëpia, siç dinë të bëjë vetëm bufi i kënetës. Ka gjithë solidaritetin tonë për të bërë detyrën.
Ne do ta bëjmë këtë proces me maturi, me argumente me prova konkrete, për cka sipas nesh nuk shkon. Në këtë proces pas 5 vitesh këto institucione kamë krijuar një vetëbesim të plotë dhe kanë jetuar në mungesë të një pozicioni konstruktiv kritik”, tha Rama.
Por kryeministri Rama sulmoi një prokuror që sipas tij po mban peng projektin e portit të Sarandës.
“Për të mos lejuar që ne emër të qëllimit tonë individë të caktuar ti japin vetes të drejtën e shpërdorimit të detyrës së prokurorit apo gjykatës duke shkelur kufijtë, sic është rasti tejet flagrant i marrjes peng të projektit të portit të Sarandës. Ky është program i qeverisë.
Është marrë peng prej vitesh. Një marrëveshje e bërë nga qeveria e Shqipërisë, për arsyet e një mos arsyeja të një prokurori që thotë jo. Ka ndërhyrë në mënyrë flagrante në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe kjo nuk është e vetmja. Ne jemi votuar, kemi marrë mandat nga populli për të ushtruar pushtetin ekzekutiv”, u shpreh Rama.