Barcelona mposht Alaves, “kërcënon” Realin e Atletikon

Në javën e 22-të të Ligës spanjolle, Barcelona përfitoi nga disfata e Real Madridit në fushën e Espanyolit duke fituar 1-0 në shtëpi kundër Alaves.

Pas një pjese të parë mjaft të bllokuar, goli i Leëandoëskit në minutën e 61-të i mjaftoi skuadrës së Flick për të marrë tri pikët.

Katalanasit ngjiten në 45 pikë, tani -4 pas Blancos në krye dhe -3 nga Atletico Madrid i Simeones (i dyti).

Të shtunën e ardhshme do të luhet derbi i Madridit, ndërsa Blaugranët të dielën do të vizitojnë Sevillan.


Shtuar 2.02.2025 17:00