Prindërit e Armela Hasajt, e cila u bë “mollë sherri” për vrasjen e Ramazan Matajt nga vëllezërit e saj, Arjon dhe Klisman Hasaj, në fshatin Dragoç të Shkodrës mbërmjen e 4 Janarit, kanë rrëfyer se kanë katër vite që nuk flasin me të bijën pasi zbuluan foto intime të saj me viktimën.
Në një intervistë për News 24 , nëna e saj u shpreh se “zemra ime si nënë prej 4 vitesh ka vuajtur”, ndërsa kur u pyet në lidhje me materialet filmike që pa të Armelës dhe Ramazan Matajt, u shpreh se: “Pasha Zotin, më mirë të na kishte vdekur”.
Babai i Armelës, e cila është nënë e një vajze 5-vjeçare, shtoi se e bija është martuar dy herë me mblesëri, ndërsa i pyetur nëse do ta falin të bijën i përgjigj se “do ia lëmë kohës”.
Pjesë nga intervista:
Nëna Armela Hasaj: Zemra ime si nënë prej 4 vitesh ka vuajtur. E kam mësuar vrasjen e Ramazan Mataj në Tiranë ku kisha shkuar për vizitë, erdhën morën burrin. Nuk e mendova se do të ishin djemtë.
I keni parë të shqetësuar djemtë para 4 Janarit?
Babai: Jo, nuk i kemi parë.
I keni takuar djemtë?
Babai: Unë jo, kurse gruaja bashkëshorten dhe fëmijën i dërgova një ditë. Nuk ka thënë asgjë, thjesht i ka përshëndetur
Nëna: Djemtë nuk më thanë asgjë. Thjesht qëndruan me fëmijët.
Sa kohë keni që nuk flisni me Armelën?
Babai: Që atë natë kur erdhi kunata e saj nuk kemi komunikuar me Armelën. U bënë 4 vite
Dy martesat e saj si kanë ardhur?
Babai: Me mblesëri. Ka qenë dakord të dyja herët për t’u martuar.
Motrat pretendojnë se burri i dytë ka pasur materiale në telefon që i ka dërguar viktima?
Babai: Mi kanë sjellë në 12 të natës, nuk kam mundur ti shoh.
Nëna: Pasha Zotin, më mirë të na kishte vdekur
Kur e kuptuat që viktima e përndiqte
Babai: Nga viti 2020 që kur tentoi t’i hyjë në familje dhe bëri denoncimin, ia lamë drejtësinë.
Ne nuk jemi në dijeni se e ka ndjekur vazhdimisht, por që ka bërë një denoncim
Do e falni vajzën?
Babai: Do ia lëmë kohës