Skandal/ FSHF kundër Tifozave Kuq e Zi, nuk u jep asnjë biletë për ndeshjen me Andorën

Federata Shqiptare e Futbolli ka nxjerrë në shitje pak më parë biletat për ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026 për ndeshjen e parë në shtëpi kundër Andorës.

Ajo që vihet re është që sektori ku janë gjithmonë Tifozat Kuq e Zi, N103, ka qenë e hapur për blerje të lirë dhe jo sicc e kemi hasur gjithmonë që ka qenë i bllokuar pasi ai sektor i përket TKZ-së.

Kjo duket se është një luftë e hapur që FSHF u ka shpallur tifozave më besnik të Kombëtares që kanë plot 21 vite që e ndjekim stadium më stadium duke mos e lënë asnjë herë vetëm.

Nuk dihet akoma se përse ka ardhur ky vendim, por shpresojmë që të mos ketë pasoja dhe të ndikojë tek lojtarët në fushë duke ditur se sa i lidhur është ekipi me TKZ-në.


Shtuar 28.01.2025 17:30