U vetëdorëzuan pak ditë më parë, gjykata cakton “Arrest me burg” për Izmir Sakician dhe Samuel Troshanon, avokati: Lidhja me masakrën e Dobraçit…

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arresti me burg” për Izmir Sakicia dhe Samuel Troshano dy personat e vetëdorëzuar pak ditë më parë në Shkodër.

Avokati Sokol Tahiraj deklaroi se këta dy shtetas deri me tani janë të dyshuar vetëm për ngjarjen e ndodhur në lagjen Rus më 3 qershor të vitit të kaluar për konfliktin me shtetasin Vladimir Bruçi.

Tahiraj tha se lidhur me ngjarje të tjera deri më tani nuk ka asnjë lloj komunikimi.
Sakica dhe Troshani dyshohet se janë dy prej autoreve të dyshuar në vrasjen e katërfishtë në Dobraç, por avokati deklaron se deri me tani nuk ka asnjë lloj akuze të ngritur ndaj tyre përveç rastit në lagjen Rus.


Shtuar 25.01.2025 11:09