Moldavia ka shpallur se do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision-in e këtij viti, që do të mbahet në Bazel. Lajmi erdhi vetëm pak ditë pas zhvillimit të audicioneve për finalet kombëtare, ku është theksuar se cilësia e performancave dhe këngëve ishte një faktor kyç në këtë vendim.
Drejtori i rrjetit “Moldova 1”, Corneliu Durnescu, shpjegoi se “mungesa e cilësisë ka krijuar një perceptim negativ” për garën dhe se përzgjedhja kombëtare e këtij viti nxori në pah disa sfida të rëndësishme, përfshirë rënien e interesit publik dhe nivelin e përgjithshëm të këngëve.