Natë kritike për Kryepeshkopin Anastas, mediat greke: Mjekët në spital po bëjnë përpjekje mbinjerëzore

Mbrëmja e sotme konsiderohet e vështirë dhe kritike për Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas. Janullatos ndodhet i intubuar dhe në gjendje veçanërisht kritike në repartin e terapisë intensive (ICU) të spitalit “Evangelismos” të Athinës.

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas është rënduar më tej që nga mbrëmja e së enjtes, kur ai ka shfaqur një përkeqësim të menjëhershëm dhe të shpejtë të shëndetit të tij, i cili sipas burimeve shumë të mirëinformuara të parapolitika.gr ka sinjalizuar një “alarm të kuq” në ICU të “Evangelismos”.

Vihet re se kryepeshkopi Anastasi prej shumë ditësh po përballet me probleme shumë të rënda në organe të ndryshme vitale, ndërkohë që mjekët dhe infermierët e terapisë intensive të ICU “Evangelismos” po bëjnë tashmë përpjekje mbinjerëzore për ta mbajtur në jetë.


Shtuar 24.01.2025 23:11