Ceremonia e Oscars 2025 mund të anulohet për herë të parë pas 96 vitesh

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar të vitit 2025 mund të anulohet për herë të parë pas 96 vitesh për shkak të zjarreve shkatërruese që po përfshijnë Los Angeles. Komiteti i Oscars ka shpallur se është duke monitoruar çdo ditë situatën në qytet dhe është në shqyrtim të mundësisë për të shtyrë ose anuluar ngjarjen prestigjioze për shkak të ndikimit të madh që kanë zjarret në komunitetin lokal.

Sipas burimeve të afërta me Komitetin e Oscars, shqetësimi kryesor është të mos duket se po festohet në një periudhë kur shumë qytetarë të Los Angeles po përballen me humbje dhe dhimbje. “Edhe nëse zjarret shuhen në ditët në vijim, realiteti është se qyteti do të vazhdojë të përballet me pasoja për muaj të tërë”, ka thënë një burim për The Sun.Përveç mundësisë së anullimit të ceremonisë, nominimet për çmimet Oscar që ishin planifikuar të shpalleshin më 17 janar janë shtyrë për 19 janar. Të gjithë zhvillimet e mëtejshme do të varen nga gjendja e situatës në Los Angeles, ku zjarret ende vazhdojnë të përhapen.

Akademia e Kinemasë ka shprehur solidaritetin e saj me ata që janë prekur nga zjarret dhe ka dërguar mesazhe mbështetjeje për anëtarët dhe kolegët e saj.


Shtuar 15.01.2025 11:46