Klea Prenga s`përmbahet ndaj Antonela Berishës: Palaço, nuk njeh as nder e moral

Blogerja Klea Prenga, i është kthyer Antonela Berishës, pas akuzave që kjo e fundit lëshoi kundrejt saj duke thënë se fotot dhe videot me Mir Pepën që po qarkullojnë prej dy ditësh tanimë në rrjetet sociale janë publikuar nga vetë blogerja.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Prenga e quan Antonelën “palaço, që nuk njeh as nder dhe as moral”, duke theksuar ndër të tjera se nuk ka qenë ajo që ka publikuar videot me Mir Pepën, por vetë motrat Berisha me qëllim për ta përfshirë atë në “lojërat e tyre të ndyra”.

“Ah dhe çuditërisht menjëherë pas publikimit të deklaratës sime, faqja që publikoi videot dhe fotot u fshi. Ky është një tjetër veprim dëshpërues për të më përfshirë në lojërat tuaja të ndyra. Por për fat të keq për ju zgjuarsia juaj lë shumë për të dëshiruar. Jeni aq të cekëta dhe të lexueshme sa çdo veprim juaj bie menjëherë në sy”, shkruan Klea Prenga.

Ndërkohë, theksojmë se natën e ndërrimit të viteve, Jetmir Pepa, i cili është dhe “molla e sherrit” mes Klea Prengës dhe motrave Berisha, Mariela dhe Antonela Berishën, qëlloi me armë zjarri në ajër në ambientet e club-it “Cinco Cavalli”.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërkohë policia shpalli në kërkim Pepën dhe po punon për kapjen e tij.

Pas kësaj ngjarje në rrjetet sociale, filluan të dalin video të Jetmir Pepës dhe Klea Prengës. Në një prej tyre Pepa shihej teksa në ambientet e një club-i puthte në ballë Klean.

Por, lidhur me këtë video doli vetë Klea me një reagim zyrtar, ku dhe tha se ajo video nuk është bërë natën e ndërrimit të viteve dhe se nuk është publikuar nga ajo.

Ndërkohë, pas këtij reagimi erdhi dhe një deklaratë nga motrat Berisha, kryesisht nga antonela Berisha e cila “shpërtheu” ndaj Kleas duke theksuar se video dhe kërcënime të tilla blogerja i ka dërguar disa herë motrës së saj, Mariela Berishës.

Reagimi i plotë i Klea Prengës:

Palacoja që nuk njeh as nder, as moral, tani bën share në story mesazhe “mbështetëse” ku unë degradohem me fjalët më të ndyra. E njëjta që pretendon të jetë një person publik që shfaqet në televizor tregon nivelin e saj të ulët duke publikuar mesazhe me fjalor rrugësh.

Je ti që kërkon famë nuk ke lënë emision pa shkuar duke treguar botërisht degradimin tënd. Çdokush që të sheh e di se skandalet janë identiteti yt dhe se je e gatshme të bësh gjithçka për pak vëmendje.

Tani vazhdo me jetën tënde të turpshme dhe skandaloze. Sa për mua jam shumë e lumtur që Zoti sheh gjithçka. Në fund të fundit ai i di mirë kriminelët dhe plehrat që jetojnë duke krijuar dhunë dhe pisllëqe. Të paktën, e bëre të qartë se askush nuk mund të të rivalizojë në nivelin tënd të ulët – aty je kampione!

Ah dhe çuditërisht menjëherë pas publikimit të deklaratës sime, faqja që publikoi videot dhe fotot u fshi. Ky është një tjetër veprim dëshpërues për të më përfshirë në lojërat tuaja të ndyra. Por për fat të keq për ju zgjuarsia juaj lë shumë për të dëshiruar. Jeni aq të cekëta dhe të lexueshme sa çdo veprim juaj bie menjëherë në sy.


Shtuar 4.01.2025 15:24