Dashi
Horoskopi për nesër ofron një ditë të mbushur me ide dhe ambicie për një të ardhme më të mirë. Ajo që duhet të bëni është të ndjeheni i sigurt në zgjedhjet e bëra deri tani. Mos veproni nesër, por ndaloni dhe mendohuni duke logjikuar mbi ato që keni zgjedhur, vendosni nëse janë të drejta vendimet tuaja.
Demi
Një ndjenjë e lehtë melankolie mund të bëjë që ju të filloni ditën me këmbën e gabuar, por mos u bëni merak, ju do të fokusoheni te puna që do ju ndihmojë të kaloni këtë hap. Këshillohet që me financat të bëni kujdes duke mbajtur një sy hapur.
Binjakët
Horoskopi nesër për binjakët parashikon një ditë me fat, falë Venusit që premton mundësi të mira për të punuar. Do të anashkaloni rutinën e përditshme që ju ka kapur këto kohë. Dielli në Saturn ju mbron nga ndikimet negative. Shëndeti paraqitet i mirë.
Gaforrja
Horoskopi për nesër paraqet një sërë problemesh, sidomos për ata që kanë pasur një takim të rëndësishëm. Por mos u demoralizoni sepse nuk ka asgjë që nuk zgjidhet me pak përpjekje. Jini vigjilent dhe mbani sytë hapur përpara se problemi t’ju mposhtë. Mundohuni ta shfrytëzoni kohën dhe mos ta humbisni kot atë.
Luani
Hëna në kundërshtim me shenjën tuaj përpiqet për ta bërë këtë ditë të vështirë, veçanërisht në vendin e punës ku do të ketë shënime negative. Megjithatë Dielli në ekuinoks do të jetë në gjendje për ta zgjidhur sa më shpejt këtë situatë. Pas kësaj ju këshillohet një pushim i shkurtër për të rifituar energjitë pozitive.
Virgjëresha
Braktisja e Diellit dhe hyrja e tij te Peshorja mund të gjenerojë disa pakënaqësi. Mundohuni të mos jenë shumë të diskutueshme, kaloji duke mos i kushtuar shumë rëndësi debateve. Në dashuri mos kini frikë por tregohuni më të guximshëm dhe gjithçka do të shkojë më së miri.
Peshorja
Dita paraqitet plot surpriza, sidomos për ata që janë në një lidhje dashurore. Çdo çast parashikohet të jetë i veçantë dhe i kënaqshëm. Këshillohet që të shfrytëzoni sa të mundni kohën pranë atij që doni. Me financat duhet të tregoni pak kujdes, por kjo s’do të thotë të mos bëni blerje të reja. Shëndeti paraqitet i mirë.
Akrepi
Për ju Akrep kjo ditë parashikohet të jetë e mbushur me entuziazëm dhe dëshirë për të qenë në lëvizje. Ju do të filloni të vlerësoni hipotezat e reja për të përmirësuar veten dhe marrëdhënien tuaj me partnerin. Ambjenti i punës paraqitet i qetë për ju, këshillohet të bëni më të mirën e vetes suaj.
Shigjetari
Nesër do të jetë një ditë veçanërisht e gëzuar, në sajë të Saturnit. Ndërsa Venusi do ju sjell më shumë dashuri për interesat tuaja. Problemet që ju shqetësojnë këshillohet t’i diskutoni me miqtë tuaj të vjetër.
Bricjapi
Sipas horoskopit tuaj nesër do të jetë një ditë e mirë, sidomos në punë. Dashuria paraqitet e mirë për ata që janë në çift. Me financat tregohuni të kujdesshëm, rekomandohet të mos bëni shpenzime të tepruara. Shëndeti i mirë.
Ujori
Hëna është pozitive, por lodhja dhe stresi do jenë prezentë te ju të shenjës së Ujorit për problemet të cilat kohët e fundit keni filluar t’i mendoni shpesh për t’i gjetur edhe një zgjidhje. Një reduktim i orarit të punës është i nevojshëm, po ashtu edhe për shpenzimet e bëra me tepricë kohët e fundit.
Peshqit
Saturni në shenjën tuaj ka shkaktuar zgjatje të orarit në punën tuaj, por mos u mërzisni sepse kjo do ju rrisë edhe të ardhurat. Kjo është e mjaftueshme që ju të qëndroni deri vonë duke punuar. Rritja e financave do bëjë të harroni edhe oraret e zgjatura. Tregoni kujdes me shëndetin.