Lovren: Brozovic? Nuk e kuptoj se si mundi të hajë dy kg sallam para finales së Kupës së Botës

Kroacia arriti një sukses historik në vitin 2018 duke shkuar në finalen e Kupës së Botës ku u mund më pas nga Franca me rezultatin 4-2.

Mbrojtësi Dejan Lovren ka treguar një episod qesharak me shokun e skuadrës Marselo Brozovic. Lovren u shpreh se mesfushori i Interit hëngri para finales 2 kile sallam, dy briosh dhe piu Coca-Cola, ndërkohë që vrapo 15 kilometra në fushë. Kjo gjë e habiti tej mase mbrojtësin kroat, i cili ndër të tjera u shpreh:

“Para finales së Kupës së Botës, Brozovic hëngri dy kile sallam, dy briosh, dhe piu Coca-Cola. Më pas vrapoi 15 kilometra pa problem. Kur e pyeta si mundi ta bënte, ai më tha “sallam, sallam “. Nëse do të haja diçka të tillë, do të kisha humbur vetëdijen për katër ditë”, tha Lovren.


Shtuar 24.06.2021 23:15