Tragjedia në Korenë e Jugut/ Thellohet bilanci i viktimave, djegia e trupave vështirëson identifikimin

Sipas shërbimit zjarrfikës, numri i viktimave nga aksidenti në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në Korenë e Jugut, është rritur në 149.

Në total, 71 janë meshkuj dhe 69 janë femra, ndërsa gjinia e nëntë të vdekurve nuk është konfirmuar, pasi trupat e viktimave janë dëmtuar shumë sipas autoriteteve.

Fluturimi i Jeju Air 7C 2216 nga Bangkoku, mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kur katastrofa goditi në aeroportin në qarkun Muan, pak pas orës 9 të mëngjesit me orën lokale të dielën.

Shefi ekzekutiv i Jeju Air, kompania më e madhe me kosto të ulët në Korenë e Jugut, tha se avioni nuk kishte shfaqur “asnjë shenjë problemi” përpara aksidentit.


Shtuar 29.12.2024 10:27