Mbrëmjen e sotme, struktura anti-korrupsion me urdhër të Edi Ramës, ka ushtruar një kontroll blic në Kadastrën e qytetit të Sarandës. Mësohet se janë sekuestruar 9 dosje “të dyshimta” pronash.
Kontrolli ka nisur në dosjet që e kanë zanafillën në vitin 2019 dhe në fokus kishte pronat e regjistruara në këtë vit.
Tre koordinatorët që morën pjesë në kontroll ishin, Helena Lula, Enertil Canaj dhe Sokol Plaku.
Zonat me interes ekonomik, siç është bregdeti i Shqipërisë, kryesisht në jug të vendit janë pikat kryesore ku abuzimi me pronat ka qenë tepër i lartë, për këtë arsye edhe plazhet e Sarandës dhe të Vlorës kanë qenë në fokus të këtij operacioni.