“Rregullat janë rregulla”, Cuadrado shpërthen kundër Brazilit (FOTO LAJM)

Jo vetëm Europian. Nga ana tjetër e botës po zhvillohet një kampionat kontinental shumë i pritur dhe shumë i rëndësishëm: Copa America.

Shumë emocione dhe shumë polemika në orët e para të mëngjesit të së enjtes gjatë ndeshjes Brazil-Kolumbi, ndeshje e fituar nga brazilianët, por që deri në fundin e ndeshjes kontrollohej nga Cafeteros falë një goli të bukur me roveshiatë të Luis Diaz pas një asisti të Cuadrado-s.

Pikërisht ylli i Juventus-it, mes më të mirëve në fushë, ka shpërthyer në rrjetet sociale pas ndeshjes. Arsyeja? Goli i barazimit i Brazilit i shënuar nga Firmino, që ka ardhur me një ndërhyrje të pavullnetshme të arbitrit.

Gjyqtari Pitana është goditur nga topi dhe aksioni ka përfunduar me gol.

Një gol që i ka dhënë zemër Brazilit, me Neymar me shokë që kanë arritur të gjejnë golin e fitoreës në minutën e 100-të. Në fund të ndeshjes, Cuadrado ka shkruar në Instagram:

“Punë, sakrificë dhe disiplinë të njollosur nga një gabim. Krenar për kombëtaren time. Nuk është se jam një humbës i keq, por rregullat janë rregulla”.


Shtuar 24.06.2021 21:42