Mançester Junajtid rrezikon që të pësojë humbjen e katërt radhazi në “Etihad” në Premier Ligë dhe kjo do të ndodhte për herë të parë në histori.
– Mançester Siti dhe Junajtid vijnë në një nga format e tyre më të këqija përpara derbit të së dielës. Një humbje në Ligën e Kampioneve ndaj Juventusit të mërkurën ishte goditja e fundit për kampionët e Anglisë, ndërsa Junajtid vjen pas dy humbjeve radhazi në Premier Ligë, kundër Arsenalit dhe Notingem Forestit, pavarësisht se të enjten fituan me përmbysje 1-2 kundër Viktoria Plzenit në Ligën e Europës.
– Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar pesë nga gjashtë derbet e fundit të Mançesterit në Premier Ligë.
– Erling Haland e shijon shumë ndeshjen kundër “Djajve të kuq”. Me nëntë përfshirje në gola (gjashtë të shënuar dhe tre asiste), sulmuesi norvegjez mban që tani rekordin e një lojtari të Mançester Sitit për përfshirjet e tij në gola në Premier Ligë kundër rivalëve të Mançester Junajtid.
– Kampionët e Guardiolës, vijnë si favoritë në këtë ndeshje dhe sipas OPTA-s, ata kanë 57.3% shanse për të fituar derbin, ndërsa Mançester Junajtid i ka ato 22.0%. Por Ruben Amorim shpreson që ta bëjë sërish vetëm pak javë pasi e mposhti skuadrën e Guardiolës në Champions me Sportingun e Lisbonës.