EURO 2020/ Maqedonia në telashe, UEFA nis hetim ndaj përfaqësueses

Nuk mjafton vetëm eliminimi për Maqedoninë e Veriut pasi tani duhet t’I bëjnë llogaritë edhe me UEFA-n, e cila ka vendosur të nisë një hetim ndaj përfaqësueses e cila mori pjesë për here të parë në një Kampionat Europian.

Siç mësohet, lojtarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë respektuar kontrollet anti-covid të vendosur nga autoritetet dhe nga UEFA ndaj dhe qeveria e futbollit ka vendosur të nisë një hetim.

Në qendër të këtij “cikloni” mësohet të jenë disa nga lojtarët e kombëtares maqedonase të cilët mund të kenë shkelur rregullat anti-covid që për UEFA-n janë shumë të rëndësishme dhe u ka dhënë shumë përparësi respektimit të tyre.

Mësohet se madje disa lojtarë kanë patur edhe sjellje jo korrekte gjatë testeve për koronavirusin gjatë eventit ndaj dhe për të hedhur dritë, UEFA ka nisur menjëherë një hetim për rastin.

Në rast se provohet një shkelje e rregullave anti-covid, Maqedonia e Veriut rrezikon një gjobë teksa lojtarët e akuzuar mund të pezullohen nga UEFA.


Shtuar 24.06.2021 13:41