Briken Calja është renditur në vendin e kartë në stilin e shkëputjet në kampionatin Botëror që po zhvillohet në Manama të Bahreinit. Peshngritësi kuqezi arriti të ngre 153 kg pasi dështoi në dy tentativat e para për 152 kg dhe vetëm një për kg humbi shasin për të arritur në zonën e medaljes në këtë stil pasi një pozicion në podium e fitoi peshngritësi kolumbian që kishte zhvilluar garën e tij në Baterinë B të peshës deri në 73 kg.
Në moshën 35 vjeçare dhe ndoshta në Botërorin e fundit për të rritur Calja tregoi një formë shumë të mirë edhe pse në vendin e katërt. Vlen të theksohet se në këtë peshë, deri në 73 kg peshngritësi shqiptarë ishte edhe më i madhi në moshë, vendi i parë, gjermani Gutu Robert, është 24 jec, i dyti Rashidov nga Turkmenistani po aq dhe vendi i tretë, kolumbiani Moskuera 29 vjeç.
Ndërkohë në stilin e dytë të shtytjes peshngritësi shqiptarë nuk ja doli të ngre asnjërën nga të tre provat prej 183 kg duke mos u kualifikuar dot as për këtë stil dhe as për klasifikimin përfundimtarë të përgjithshëm të dygarshit.