Shefi i Rendit në Policinë e Tiranës, Kongres Metushi, ka sulmuar gazetarin e News24, Osman Stafa, duke e penguar që të bënte punën e tij.
Ngjarja është shënuar paraditen e kësaj të hëne në sheshin “Skënderbej”.
Të lidhura
None found
Efektivi ka tentuar që t’i marrë telefonin gazetarit, teksa ai po filmonte një moment kur policia ka ndaluar një grup të rinjsh që qëndronin në shesh.
“Ça ke që filmon?! Ngele tërë kohës duke na filmuar!”, – i thotë polici Stafës.
“Gangster je ti? Unë filmoj ça të duash”, replikon gazetari.






