Për të shtatën ditë radhazi, gjimnazistë dhe studentë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, duke vijuar protestat me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Të rinjtë kanë dalë sërish në rrugë për të kundërshtuar qeverinë, ndërsa gjatë tubimit një prej protestuesve deklaroi se po u “vidhet e ardhmja”. Ai akuzoi gjithashtu forcat e rendit për ushtrim dhune ndaj protestuesve.
Të lidhura
None found
Protesta e sotme zhvillohet në vijim të tubimeve të ditëve të fundit, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe të rinjve.






