Bashkim Jashari takohet me kreun e ri të KFOR-it, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori italian Roberto Vergori, i cili mori detyrën nga paraardhësi i tij, është pritur në takim nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës u vu theksi te rritja e bashkëpunimit mes FSK-së dhe KFOR-it, koordinimi ndërinstitucional si dhe komunikimi i rregullt, me synim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë e në rajon, njoftoi FSK-ja.

Jashari i përcolli Vergorit urimet për detyrën e re dhe konfirmoi se FSK-ja është e gatshme të vijojë e të thellojë bashkëpunimin profesional me KFOR-in, mbi bazën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë.

Vergori mori drejtimin e KFOR-it të mërkurën e javës së kaluar, duke zëvendësuar gjeneralmajorin turk Özkan Ulutaş.


Shtuar më 19.10.2026 12:24

Tags: , ,