Partizani kërkon ringritjen, dy sfida vendimtare për të dalë nga kriza

Partizani ndodhet në një moment shumë të vështirë të sezonit, teksa situata po ngjan me atë të edicionit të kaluar, kur skuadra u përfshi nga një seri rezultatesh negative. Pas 7 javësh kampionat, të kuqtë renditen në vendin e fundit me vetëm 4 pikë, një bilanc që tregon qartë krizën e thellë të ekipit.

Të lidhura

None found

Rikthimi te rezultatet pozitive duhet të nisë menjëherë, ndërsa kalendari u ofron dy mundësi konkrete. Partizani do të presë Skënderbeun në shtëpi dhe më pas do të udhëtojë për t’u përballur me Elbasanin. Për trajnerin Mislav Karoglan, këto dy ndeshje janë shansi për të lënë pas debutimin zhgënjyes, të humbur 4-1 ndaj Vorës.

Elbasani, që aktualisht mban vendin e 6-të, është vetëm 3 pikë larg, çka u jep “Demave të Kuq” arsye për të ruajtur besimin se situata mund të përmbyset. Megjithatë, reagimi është i domosdoshëm, pasi një tjetër rezultat negativ, veçanërisht humbja e 5-të radhazi, do ta vinte seriozisht në rrezik edhe objektivin e qëndrimit në Superiore.


Shtuar më 19.10.2026 11:09