Mirlind Daku ishte protagonist i fitores 4-0 të Spartakut të Moskës ndaj ish-klubit të tij, Rubin Kazan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua nga stoli dhe, brenda vetëm 26 minutash, realizoi dy gola.
Të lidhura
None found
Paraqitja e tij mbresëlënëse i siguroi një vend në formacionin e javës së Premier League-s ruse. Daku është përzgjedhur i vetëm në repartin ofensiv, ndërsa platforma “Sofascore” e ka vlerësuar me notën 8.3 për kontributin dhe minutat e zhvilluara.
Kalimi te skuadra e re duket se është përshtatur më shpejt nga sa pritej për sulmuesin shqiptar. Në këtë periudhë, ai ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë edhe dy asiste, një bilanc premtues në një sezon që ende ka shumë ndeshje për t’u luajtur.






