Ç’do ndodhë? Ariana Grande dhe Ethan Slater janë gati për hapin e radhës

Ariana Grande thuhet se mezi pret të lidhë kurorë me të dashurin Ethan Slater. Sipas ‘Life & Style’, artistja ka rënë kokë e këmbë për Ethan Slater.

“Ariana është çmendurisht e dashuruar dhe shumë e etur për t’u martuar me Ethanin.”

Është vetëm një çështje e kohës së duhur.Divorci i tij u finalizua [në shtator], kështu që ai është i lirë të martohet me të dhe të dy kanë folur mjaft hapur se si planifikojnë të kalojnë përgjithmonë së bashku.”- tha burimi.

Insajderi shpjegoi gjithashtu se kimia që shpërtheu mes dyshes gjatë xhirimeve të Wicked “ishte një flakë”.

Ethan Slater finalizoi divorcin nga gruaja e tij, Lily J, në shtator 2023. Nga ana tjetër, divorci i Ariana Grande dhe Dalton Gomez u finalizua në tetor 2023.

Thuhet se “Ethan dhe Ariana” kanë një marrëveshje dhe “duan të jenë bashkë” në planet afatgjatë.


Shtuar 7.12.2024 10:37