Salah kalon Rooney, 37 ndeshje me të paktën një gol dhe një asistim

Mohamed Salah nuk arriti të udhëheqë Liverpoolin drejt fitores ndaj Neëcastle në një ndeshje në të cilën ai konfirmoi statusin e tij si lider absolut i ‘Reds’.

Egjiptiani, kontrata e të cilit skadon në qershor 2025, shënoi dy gola dhe një asist kundër Magpies për të kaluar Wayne Rooney në tabelën e lojtarëve që kanë kontribuar me gola dhe asistime në më shumë ndeshje, 37 të tilla, në historinë e Premier League.

Për më tepër, ish-lojtari i Romës dhe Fiorentinës është afër të thyejë një tjetër rekord, atë të të huajit më rezultativ në histori: janë 170 gola të shënuar deri më tani, 5 gola pas Thierry Henry dhe 14 nga Sergio Aguero, i cili kryeson këtë renditjen.


Shtuar 6.12.2024 09:30

Tags: