Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Diana Tahiri ka folur mbi rrugëtimin dhe ngjarjet që kanë pasur daljen e saj nga reality-show.
Gjatë njërit prej spektakleve, Drenusha Latifi nuk u pajtua për deklaratat e saj për daljen nga shtëpia. Diana tha se e ka të vështirë të flasë për këtë, por i vjen keq që ajo e ka marrë personale përgjigjen e saj. Ish-banorja shton se nuk i ka ardhur mirë ndaj raporti i tyre jashtë shtëpisë duket se është cenuar.
‘Drenusha ka një shoqëri me motrën time. Unë e njoh Drenushën përmes motrës dhe për hir të motrës sime dhe shoqërisë që kanë ato të dyja, unë nuk kam qejf të përzihem por edhe Drenusha ka thënë aty brenda që unë në lojën e Dianës nuk përzihem, vjen momenti që do të kem një debat apo çfarëdo qoftë por në lojën e saj nuk përzihem. Tani, pas prime në darkë të thotë ato fjalë dhe t’i flasë Arionit siç është duke i folur pasi e sqaruam atë pjesë, emri im po përdoret për lojë siç unë po e perceptoj se unë kam dalë. Ndoshta Drenusha është ajo që aty brenda nuk e kam pritur ta përdorte për lojë’.
Lidhur me fotot që kanë qarkulluar ku vajzat shfaqen bashkë, Diana qartëson se nuk ka miqësi veç mes saj e Drenushës.
‘Jo, ajo thjesht ka qenë shoqja e motrës time dhe kur kemi dalë, kemi dalë të treja. Unë veçmas me Drenushën ndoshta kur ajo ka qenë në Norvegji, por që unë të them që me Drenushën të kem pasur një shoqëri nuk ka qenë, shoqëria me motrën time dhe me Drenushën, shumë thjesht, se jam e lidhur me motrën time’
Po ashtu, ajo ka zbuluar se u shokua kur hyri Atilla brenda shtëpisë e se donte që Drenusha ta dinte se ishte në krah të saj.
‘Kur hyri Atilla, jam shokuar dhe doja të mbështesja Drenushën dhe doja ta dinte që edhe po të penalizohesha, do ia mbaja anën dhe isha afër saj tërë kohën se të jesh në lojë dhe të të vijë ishi kur e di si jeni ndarë dhe që u bë ajo pjesë publike, ndoshta edhe unë e përjetova më tepër, s’e di, por jam përpjekur të bëj timen’