Gjatë një interviste në podcastin e gazetares Ilnisa Agolli, Hoxhë Ahmed Kalaja, ka komentuar vajzën ‘fenomen’ të TikTok, Hatin, e cila njihet gjerësisht nga publiku nga videot që publikon në rrjete sociale, për jetën e saj të luksit dhe besimin fetar që ajo i përket, Islamin.
Lidhur me vajzën ‘fenomen’, Kalaja u shpreh se; Islami është i gjerë dhe i pranon të gjithë brenda gjirit të vet.
Gjithashtu, Kalaja tha se Islami është për të gjithë dhe se Hati ka gjetur mënyrën e saj të caktuar të besimit.
Për hoxhën nuk përbën aspak problem mënyra se si Hati shfaqet në TikTok, sa kohë ajo nuk ka dalë dalë të thotë se është shembulli ideal i fesë Islame.
Mirëpo, ai u shpreh se nuk është dakord për disa gjëra që bien ndesh me Islamin, duke specifikuar se çfarë.
Kalaja tha se do të ishte problem, nëse Hati do të thoshte se ajo është shembulli ideal i fesë islame, gjë që ajo nuk e ka bërë.
Kalaja: Islami është shumë i gjerë dhe i pranon të gjithë brenda gjirit të vetë, pra në kuptimin edhe Hatin edhe Ahmedin. Islami është për të gjithë, kështu që ajo ka gjetur një mënyrë të caktuar.
Ajo asnjëherë nuk ka pretenduar se unë jam shembulli i myslimanes ideale, nuk e ka pretenduar kurrë. Ka gjetur atë formë të elaburimit të shprehjes, të reklamimit, të fitimit. Unë për shembull nuk jam dakord me disa gjëra që bien ndesh me islamin le të themi, mirëpo nuk mund të themi ajo goca obobo çfarë po bën ajo.
Ajo ashtu e sheh të arsyeshme, është zgjedhja e saj. Nëse Hati do të thoshte dëgjoni këtu nëse doni myslimanen ideale unë jam shembulli, atëherë ne do thoshim prit se kjo goca ka probleme të mëdha, se as Ahmed Kalaja nuk mund të jetë personifikimi i islamit.