Trajneri i Kosovës: Edhe pse me mungesa, në Rumani shkojmë për fitore

Para ndeshjes së Kosovës me Rumaninë, Franco Foda ka thënë se do të jenë të detyruar që të bëjnë disa ndryshime në formacion për shkak të dëmtimeve.

“Duke pasur parasysh mungesat që kemi do të detyrohemi të bëjmë disa ndryshime qoftë taktike, qoftë të mënyrës së si do t’i qasemi ndaj kundërshtarit, pasi kjo është e kuptueshme për shkak të mungesave që kemi”, ka thënë fillimisht trajneri i Dardanëve. “Ndërsa sa i për ketë aspektit se a jemi këtu për të fituar, natyrisht se do të futemi në fushë për t’i marrë pikët e plota”.

“Është e rëndësishme që të paraqitemi mirë edhe si skuadër, të jemi më agresive, të jemi në zotërim të topit, kur nuk e kemi, të tentojmë ta kemi sa më shpejt”. “Kemi 90 minuta për të arritur fitoren, nuk do të thotë që në sekondat e parë do të synojmë të marrin fitoren”.

“Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta fitojmë këtë ndeshje”, ka shtuar më tej Foda. Takimi mes Rumanisë dhe Kosovës zhvillohet të premten e 15 nëntorit në ora 20:45.


Shtuar 14.11.2024 17:24