Këtë të enjte, Bashkia e Vlorës, ka bërë një njoftim në rrjete sociale, ku njofton qytetarët që të bëjnë kujdes në parkimin e automjeteve, që të mos i parkojnë në zonat me risk të lartë, për shkak se priten reshje me intesitet të lartë.
Gjithashtu, Bashkia deklaron se grupet e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit, nëse do të jetë e nevojshme.
Njoftimi:
“Në orët në vijim, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë.
Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:
“Albano&Romina”
Biblioteka Publike
Pranë Kishës Orthodhokse
Në “Skelë” te dykalimshi”,- thuhet në njoftim ndër të tjera.