Një 15 vjeçare është gjetur i vetëvaruar në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Skenderbeg, mbrëmjen e sotme.
Ende nuk dihen shkaqet qe kanë çuar 15 vjeçaren të kryeje ketë akt të rendë ndërsa familjaret e kanë gjetur të varur dhe pa shenja jete.
“Më datë 13.11.2024, rreth orës 20:00, në urgjencën e Spitalit Shkodër është sjellë nga familjarët një shtetase e mitur rreth 15 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të vetëvarej në banesë.
E mitura 15 vjeçare ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, bën me dije policia.