Albana Vokshi: Edhe opozita në Shqipëri duhet të ndjekë modelin e Trumpit për të fituar

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka folur nga SHBA, ku ka parë nga afër procesin e numërimit të votës së amerikanëve që çoi në fitore të bindshme të republikanit Donald Trump, shprehet se fitorja e tij erdhi nga ato që cilësohen si shtete të lëkundura, si dhe duke marrë votëbesimin e klasës punëtore.

Vokshi thotë se fitorja e Trump ishte përtej pritshmërive, një fitore sipas saj në të gjitha nivelet, duke u përkthyer edhe në urimet nga liderët botërore.

Sipas Vokshit, fushata e Trump ishte përqëndruar në tejçimin e mesazheve kyçe për amerikanët, të tilla si: Ekonomia, ana sociale dhe familja.

Për deputeten e PD, edhe opozita shqiptare duhet të përqëndrohet në modelin e Trump për të arritur fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, përballë një pushteti që kërkon me ngulm të shkatërrojë kundërshtarin.

“Kanë qenë ditë të mira. Kam qenë pjesë e një misioni vëzhgues në SHBA. Të gjitha sondazhet dhe ato të porositura nga Republikanët, në shtetet e lëkundura e jepnin kokë më kokë rezultatin mes Trum dhe Harris. Fitoren e japin shtetet e lëkundura, pasi pjesa e ndarë është në shina. Ajo që u vërejt që ishte përtej pritshmëtrive, ishte fitorja absolute në të gjitha nivelet. Trump ka tejkaluar 270 të domosdoshme, tani po njihet zyrtyarisht dhe po urohet edhe nga lidëret botërore.

Votuesit amerikanë i kanë dhënë një mandat të plotyë me të gjitha pushtetet. Votë popullore që Trump të bëjë realitet premtimet e tij në fushatë. Të kthejë vëmëndjen nga rritja e ekonomisë, pika kyçe e fushatës së Trump. Prioritetet tjera, ka qenë lufta ndaj kriminalitetit, pasi ishte rritur, si dhe mbrojtja e fanmiljes, pikë kyçe. Ishte në fokus të vëmendjes, mesazhi i dërguar në të gjitha familjet amerikane. Nga njëra anë nxori Harris si një kadidate të dobët, që s’u ballafaqua në asnjë konferencë shtypi. Trump që jep sms të forta, ndërsa Harris s’jepte alternativë dhe zgjidhje për qytetarët. Amerikanët kanë dëshmuar se duan një drejtues të fortë, ndaj i kanë dhënë një mandat të plotë.

Ëshët deri diku e ngjashme lufta ndaj opozitës dhe kandiatëve, mënyra se si dhe në Amerikë që kërkonin Trump ta hiqnin nga 2 shtete. Janë bërë 3 atentate, kanë shkuar deri atje satë kërkonin ta hiqnin qafe e t’i merrnin jketën. Janë 150 akuza të ndryshme, duke dashur ta arrestojnë, Trump rezistoi. Është nmjë nga leksionet për gjithkënd, vendosmëria kur je i bindur që je në mision. Edhe Trump ishte në mision për të rikthyer Amerikën në qendër në fiokus, për ta hequr nga e majta që e kishte larguar vëmendjn nga ekonomia, pjesa sociale dhe familja.

Nëse do të bëjmë një analizë të mesazheve të Trump dhe votuesve, janë familëjt e thjeshta, punëtorët që besuan dhe votuan te mesazhet. Vendosmërinë për t’u përballur me këtë të majtë që s’njeh rreugulla loje dhe përdor çdo mjet për të shkatërruar e mënjanuar kundërshtarët. Nga ana tjetër është një thirrje, lutje për qytetarët shqiptarë për shqiptarët të mos shohin paratë dhe thesin me miell, por të dëgjojnë progranmet elektorale që jep zgjidhje.

Për cdo vetues të zgjedhin partinë, koaklicionin që i jep zgjidhje halleve që u shtohen çdo ditë. Qytetarët shqiptarë kanë besim te sistemi, ende s’ka rënë. Krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, kjo është zgjidhja. Duhet të zgjedhim modelin e Trump për të fituar ne si opozitë”, u shpreh Vokshi.


Shtuar 6.11.2024 11:54