Vuçiç i prerë: Unë nuk do t’a njoh Kosovën!

Presidenti Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij në Kuvendin e Serbisë ka deklaruar se nuk do ta njohë Kosovës, duke shtuar se këtë do ta bëjë dikush pas tij.

“Nuk jam dezertor, nuk do të iki dhe as nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës. Këtë do ta bëjë dikush pas meje, por ne nuk mund të mashtrojmë popullin”, theksoi Vuçiç në seancë plenare kushtuar dialogut me Kosovën.

Sipas mediave serbe, Vuçiç i ka bërë thirrje deputetëve të bëhen bashkë dhe të kuptojnë se si është realisht situata me Kosovën, duke shtuar që me rëndësi është të kuptohen faktet.

Nga ana tjetër deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi mbajti një fjalim të gjatë duke renditur të gjitha krimet  e kryera nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.


Shtuar 22.06.2021 20:33