E shkarkoi Kuvendi, Meta filmohet teksa loz i qetë volejboll në plazh (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta duket jo i shqetësuar nga nisma e maxhorancës dhe vendimi i Kuvendit për t’a shkarkuar nga posti.

Një video e tij teksa loz volejboll me rroba plazhi në breg të detit po bën xhiron e mediave online.

Më herët gjatë ditës kreu i shtetit ishte i pranishëm në një ceremoni në Presidencë ku dekoroi me titullin

“Mjeshtër i Madh” tre ish-futbollistët e Tiranës, Pavle Bagaviki, Bujar Tafaj dhe Perikli Dhale. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 22.06.2021 20:42