Lajm i mirë për shqiptarët: Rifillojnë udhëtimet me Kretën, ky është kushti i vetëm!

Aeroporti “Nënë Tereza” jep një tjetër lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që duan të vizitojnë shtetin fqinj të Greqisë.

Por si kusht çdo udhëtar duhet të plotësojë patjetër formularin online PLF 24 orë përpara udhëtimit.

POSTIMI I PLOTË:

Rifilluan fluturimet direkte me Kretën. Me këmbë të mbarë!

Rikujtojmë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi se duhet patjetër të plotësojne 24 orë përpara udhëtimit formularin online PLF, ndryshe e kanë të pamundur të udhëtojnë.

Eshtë i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë përpara udhëtimit. Ju lutem gjeni formularin në këtë link:

https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

Ju faleminderit.

TIA /albeu.com/


Shtuar 22.06.2021 20:21