Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në një banesë në zonën e Laknasit.
Policia në një njoftim zyrtar, sqaron se lënda plasëse shpërtheu në ambientet e jashtme të banesës së një 72-vjeçari.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Më datë 13.10.2024, rreth orës 02:45, në Laknas, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. I., 72 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar një pemë ulliri).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.