Ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ja akuza

Ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja, është marrë i pandehur zyrtarisht nga SPAK për shpërdorim detyre. Çyrbja ishte sërish sot në Prokurorinë e Posaçme, ku i është komunikuar akuza.

Raportohet se ish-deputeti i PS-së, do të përballet në gjykatë me akuzën për “shpërdorim detyre” në kohën kur ishte drejtor i ZVRPP Durrës të ngritura nga zyrtarë të PD-së.

Kujtojmë që ditën e djeshme (10 Tetor), Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit, me pretendimin se ishte i sëmurë dhe se duhet të fokusohej tek shëndeti i tij.

Ai hoqi dorë nga mandati dy ditë pasi SPAK më 8 Tetor, e mori në pyetje për gati 5 orë.


Shtuar 11.10.2024 10:56