Baton Haxhiu: Protesta e PD, kërkojnë të ulen në marrëveshje për qeveri teknike

Analisti Baton Haxhiu e konsideron protestën e opozitës brenda pritshmërive të tij.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Haxhiu u shpreh se duke analizuar gjuhën dhe deklaratat e eksponentëve të Partisë Demokratike, nuk përfaqësonin mosbindjen civile.

Sipas Baton Haxhiut, përmes protestave opozita kërkon që të arrijë një marrëveshje për qeveri teknike.

“Ishte në pritshmëritë e mia sepse po flasim për një protestë të organizuar nga një parti opozitare që ka për qëllim rrëmin e një regjimi. Kjo protestë nuk ishte e tillë. Nëse PD është nisur që të ndërtojë rrëfim për mosbindje civile, mosbindja civile është paqe, është një protestë brenda asaj që është rrugë paqësore. Kur këto nuk realizohen, është një protestë kundër një regjimi etj. Mosbindja civile nëse është e pasuksesshme, gradacioni vjen te revolucioni, që ka karakteristika të tjera dhe që vihen re në gjuhën e PD. Lufta si fjalë flet për një betejë të ashpër që është mes revolucionit dhe prekjes së armës. Nuk ndodh revolucioni menjëherë. Nga ajo që pashë në fund të protestës, gjuha e Nokës nuk është mosbindje civile.

Ata e përcaktuan një mobilizim që ishte përtej mobilizimit paqësor dhe kjo lëvizje e PD do të thotë që në të ardhmen do të ketë protesta më të dhunshme. Kur protesta është e dhunshme, zvogëlohet. Portesta ishte civile, kishte shëtitje.

Mandati i 4 kudo është problem për demokracinë. Cila është e ardhmja e PD? Pse njerëzit po kërkojnë qeveri teknike? Sepse e kanë betejën më të kaluarën jo me të tashmen. Unë protestën e sotme nuk e shoh ndaj pikave korruptive, por e shoh si një protestë për t’u ulur në një marrëveshje për qeveri teknike. Një opozitë që pret 12 vjet për të ardhur në pushtet kërkon qeverinë teknike… ta them troç, po të kisha qenë lider partie dhe të isha në arrest shtëpie, të ma kishin burgosur kryetarin, çfarë kërkoni ju në një protestë që është simbolike mbi këto që ju e quani regjim”, deklaroi Baton Haxhiu.


Shtuar 7.10.2024 23:36