Gazetari investigativ Artan Hoxha këtë të hënë i ftuar në ABC ka folur në lidhje me shtëpitë e barit të kapura së fundmi në vendin tonë.
Hoxha në fjalën e tij ka bërë me dije se një aktivitet i tillë është më fitimprurës sesa mbjellja dhe kultivimi i lëndëve narkotike në natyrë.
Sipas gazetarit lulzëzimi i një aktiviteti të tillë ka nisur gjatë kohës së pandemisë ku shumë të rinj të kthyer nga Britania ngelën në Shqipëri dhe e kishin të pamundur që të gjenin një mënyrë punësimi, dhe vendosën në zbatim atë që kishin mësuar jashtë.
“Para një viti unë e kam ngritur si shqetësim kultivimin e barit në ambiente të mbyllura se në menia del se është laborator kanabisi, por e vërteta është se janë kultivim njëlloj siç është në ambjente të mbyllura në kushte artificiale. Ajo që të thash më parë është lehtësia për të rekrutuar punëtorë. Gjithkush mund të ketë dëshirë ta bëjë por nuk e bën dot se nuk e di dot, këto janë punonjës bari që kanë shkuar në Britani dhe janë shpallur në kërkim nga policia kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë filluar që ta aplikojnë një gjë të tillë.
Rritja në ambiente të mbyllura është një mënyrë për të nxjerrë shumë shpejt fitimin. Pandemia ka qenë dhe koha kur ka lulëzuar rritja e barit. Në Tiranë ka edhe rezidenca që ruhen nga rojet nuk bien pre e policisë pasi nuk lejohet të hyjë policia.
Që nga Fieri e deri në Lezhë janë zbuluar një numër i konsiderueshëm shtëpi bari, fakti që janë kapur është sukses por që kapja tregon se është masive një aktivitet i tillë. Në këtë aktivitet gjithashtu janë të përfshirë dhe profesionistët që janë elektricistet. Unë gjithashtu di dy inxhinierë që e bëjnë një vendim të tillë pa kuptuar nga asnjë. Llampat që shpërndahen në Angli nuk harxhojnë shumë korent ndaj është shumë e vështirë që ta kapësh.
Elektricistët që bien viktima të këtyre arrestohen. Gjithashtu duhet një taks force në të gjithë territorin për të kuptuar se kush është i përfshirë”, ka thënë Hoxha./abcnews.al