Urdhëri i Prokurorisë mbërrin në Policinë e Tiranës, pritet arrestimi i deputetit Ervin Salianji

Urdhëri i Prokurorisë së Tiranës për arrestimin e deputetit Ervin Salianji ka mbërritur në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mësohet se pas Kuvendit, shkresa është dërguar në Polici, ku dhe pritet arrestimi i tij. Sipas shkresës, Salianji do ta vuaj dënimin e tij në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme, 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.i.


Shtuar 27.09.2024 13:07

Tags: ,