Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkon konfiskimin e 9.1 milionë euro pasuri!

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar konfiskimin e pasurive me vlerë 9.1 milionë euro, të cilat dyshohet se lidhen me një grup kriminal të trafikut të drogës.

Kërkesa është depozituar më 17 nëntor 2026 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Të lidhura

None found

Sipas SPAK, hetimet pasurore janë kryer në funksion të procedimit penal nr. 36 të vitit 2019, që lidhet me veprat penale të trafikimit të narkotikëve, kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Nga verifikimet dhe ekspertimet kontabël e vlerësuese janë identifikuar pasuri të paluajtshme, automjete dhe kuota në shoqëri tregtare, të regjistruara në emër të personave nën hetim, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta.

Sipas organit të akuzës, këto pasuri nuk justifikohen me burime të ligjshme të të ardhurave. Vlera e tyre e përllogaritur me çmimet aktuale të tregut arrin në rreth 9.1 milionë euro.


Shtuar më 18.11.2026 14:00

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet