Manuel Locatelli është kthyer në përparësi për kliubin e Juventusit gjatë kësaj merkato verore.
Mesfushori është kthyer në një nga pika më të forta të Italisë këtë EURO 2020.
Vlera e tij mund të rritet shpejt, e Juventusi po tenton ta bëjë të tijin para se vlera e tij të jetë e tepërt.
Sipas “TodoFichajes”, Juventusi ka përshpejtuar negociatat me Sassuolon ditët e fundit.
Sapo të përjashtohet kthimi i Pogba, ardhja e italianit shpresohet të mbyllet para fundit të muajit.
Marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për 48 milion euro. /albeu.com/