Të shtënat me armë zjarri në Shkodër/ Qëllohet ndaj makinës në pronësi të boksierit të Vllaznisë (EMRI)

Automjeti i boksierit të Vllaznisë, Arjon Kajoshi, ishte objektivi i të shtënave me armë zjarri që u regjistruan disa momente më parë, në lagjen Rus në Shkodër.

Bëhet fjalë për një automjet “Range Rover” të bardhë, të cilin mund ta dalloni edhe në pamje.

Persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar drejt automjetit luksoz, por nuk raportohet për të lënduar.

Uniformat blu, kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për gjurmimin e autorëve.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit A.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Shtuar 7.09.2024 13:11