Ngjarja e rëndë në Korçë/ Gëzim Tushi: Dhuna në familje po merr përmasa të mëdha, të forcohet ndëshkimi

Melisa Trëndafili, 31-vjeçarja që u a u dogj me benzinë pasditen e së shtunës nga ish-bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili në Korçë, mbetet në monitorim intensiv nga mjekët e repartit të djegie-plastikës në QSUT.

Ajo që e bën ngjarjen edhe më të dhumbshme, është fakti se bashkëshorti në proces divorci që i vuri flakën gruas është ende i lirë në arrati.

Por për të kuptuar ç’po ndodh me familjen shqiptare dhe pse gjithë ky mllef ndaj grave i ftuar në studion e lajmeve Ora News këtë të hënë, ishte sociologu Gëzim Tushi.

Tushi shprehet: “Dhuna në familje po merr përmasa të gjera dhe të frikshme. Nuk po bëhet më dallimi mes njerëzve dhe kafshëve. Shteti duhet të marrë masa dhe të forcohet ndëshkimi.

Në shumë raste të duket se jemi kthyer në njerëz primitivë të epokës së Neandertalit.

Dhunën e kemi të pranishme që tek fëmijët me bullizimin dhe më pas më dhunën fizike mes tyre. Duket se familja e ka humbur rolin e saj dhe ka dalë jashtë kontrollit”, theksoi ndër të tjera sociologu Gëzim Tushi.

ÇFARË NDODHI TË SHTUNËN?

Melisa Trëndafili, 31-vjeçarja që u a u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili në Korçë, mbetet në monitorim intensiv nga mjekët e repartit të djegie-plastikës në QSUT.

Burime thanë se e reja ka mësuar djegie në gati 35 % të trupit përfshirë, qafën dhe gjymtyrë, ndërsa aktualisht gjendja e saj vlerësohet e qëndrueshme nga bluzat e bardha.

Ndërhyrja e shpejtë në Korçë, sipas bluzave të bardha ka qenë vendimtare për gruan.

Ndërkohë 45-vjeçari Bledar Trëndafili, i dyshuar si autorë i ngjarjes mbetet i lirë në arrati.

Të shtunën pasdite, ai mësohet se i ka telefonuar ish-bashkëshortes dhe i ka kërkuar të dilte për takim tek porta e banesës ku ajo qëndronte me qira, që prej kohës kur cifti jetonin të ndarë.

Kur 31-vjeçarja nënë e dy fëmijëve doli, ish-bashkëshorti e ka spërkatur me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Ishte një banore e zonës, e cila ndërhyri duke ndihmuar të renë mes flakëve!

Dyshimet janë se 45-vjeçari e ka ndërmarrë aktin për xhelozi, për shkak të çifti ishte në proces ndarje dhe jetonin të ndarë!

Burime nga Policia e Korçës thanë se 31-vjecari nuk kishte bërë denoncime më herët për dhunë apo kërcënim, ndaj edhe nuk ishte e pajisur me urdhër mbrojtje!

Nga janari deri në shtator, sipas të dhënave 11 gra janë vrarë dhe të paktën dy të tjera kanë mbetur të plagosur rëndë. Në shumicën e rasteve, autorët janë bashkëshortët ose familjarë!