Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Po zvarritet çështja e mandatit të Xhaçkës! Të dërgohet në Kushtetuese

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kryetari i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar nga maxhoranca që mandati i deputetes Olta Xhaçka, të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, pa humbur kohë.

Gjithashtu, Bardhi kërkoi që çëshjta e bllokimit të fondeve IPARD të BE-së për fermerët të trajtohet me prioritet, duke shtuar se “mbahen të bllokuara për shkak të korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”.

Bardhi:Kemi ligje si iniciative e deputeteve te cilat kanë nga tri vite ne sirtare. Shpresoj shume qe te futen me prioritet ne kalendare per tu shqyrtuar. Janë propozime të rendesishme qe vijne nga opozita
Gjitjashtu dua te theksoj problemin e zvarritjes se mandatit te Olta Xhackes. Shpresoj shume dhe ju bej thirrje te vazhdohet pa humbur kohe qe kjo ceshtje te shkoje ne Gjykate Kushtetuese. Ne Këshillin e Legjislacionit edhe deputet e PS, rane dakord qe mocioni ti percillet Gjykates, dhe shpresoj qe ne seancen e 12 shtatorit kjo te ndodh.

Kam edhe nje çeshtje te rendesishme qe lidhet me fondet e IPARD. Para disa muajsh ju kerkuat qe debati per kete çeshtje dhe ngritja e nje komisioni parlamentar per te adresuar problematikat, te ndodh ne shtator. Shtatori erdhi, keshtu qe ju kerkoj qe kete çeshtje ta kemi prioritet edhe si nje instrument per te zhbllokuar fondet e BE per fermeret. Fonde qe mbajen te bllokura per shkak te korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”.