Manastirliu: Nis regjistrimi në universitete, hapat që duhet të ndjekin maturantët

Ditën e sotme ka nisur procesi i regjistrimit në universitete për maturantët fitues në universitetet publike dhe private nëpërmjet 7 fazave 48-orëshe.

Regjistrimi do të vazhdojë deri më 13 shtator.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale hapat që maturantët duhet të ndjekin për t’u regjistruar në degën që kanë fituar.

Procesi i regjistrimit në universitet;

1-Identifikohu

Përdorni ID e maturës për t’u identifikuar  te Këndi i Maturantit

2- Kontrolloni këndin

Kontrolloni në kohë reale statusin tuaj, me ngjyrë jeshile tregohen degët ku jeni fitues; me të verdhë janë degët ku shpalleni fitues në fazën e ardhshme

3-Afati 48 orë

Në rastet kur jeni shpallur fitues keni 48 orë kohë për t’u regjistruar në atë degë.

Kujdes; Nëse kaloni afatin prej 48 orësh humbni të drejtën për t’u regjistruar , por ndiqni me vëmendje degët me ngjyrë të verdhë

4- Regjistrohu

Për t’u regjistruar në degën fitues paraqiteni në Sekretarinë e Fakultetit me kartën e identitetit dhe dokumentet e nevojshme


Shtuar 30.08.2024 15:33