Në kërkim për trafik armësh, arrestohet në Kolumbi Admir Tutaj, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Arrestohet në Kolumbi Admir Tutaj, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim penal Nr. 91 datë 30.07.2024, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale“Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”, parashikuar nga nenet 278/a, 28/4 333/a dhe 334 të Kodit Penal Shqiptar.

Më datë 10.04.2023. Policia e Shtetit ka organizuar një aksion në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit/Shqipëri. Në mjetin furgon tip Benz me targa KS 15 MZN u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh të fshehura në një tavolinë druri në cilësinë e provës materiale si: 6 – armë zjarri pistoletë “GLOCK” me numra serie të fshira, një armë zjarri pistoletë “HERSTAL” me nr. . 1534 P.1 arme “BROWNING” me nr. 2205, 4.., një sasi e konsiderueshme municioni dhe aksesorësh për armë të lehta.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Admir TUTA, në bashkëpunim me persona të tjerë si AH., A.GJ, R.GJ., B.T dhe A.GJ kishin siguruar këto armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.


Shtuar 23.08.2024 13:39