Një incident i pazakontë ka ndodhur në Ksamil, ku një pushues, i zhveshur nga mesi e lart, është përfshirë në një sherr të dhunshëm me një oficer policie. Ka dyshime se konflikti mund të ketë nisur për shkak të një problemi me parkimin e një makine.
Sipas pamjeve të siguruara nga JOQ, pushuesi dhe oficeri i policisë janë parë duke u përleshur me grushte dhe shkelma, duke krijuar një skenë qesharake dhe aspak etike. Ngjarja ka shkaktuar një kaos, ndërsa të pranishmit janë habitur nga degradimi banal i situatës.
Ende nuk dihet se çfarë e acaroi kaq shumë policin, i cili përdori forcë fizike ndaj pushuesit, dhe kjo ka nxitur reagime nga pushuesit e tjerë. Deri tani, policia nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë incident, por pritet që hetimet të vazhdojnë për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë përplasje.